Kronikë

Rrihen mes vete dy gra në Mitrovicë të Veriut

Veri

Foto - Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka iniciuar rast “sulmi” në Mitrovicë të Veriut, pasi dy gra janë përleshur mes vete të martën.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Kral Petar”, ku të dyshuarat kanë pasur mosmarrëveshje dhe pas përleshjes kanë pranuar trajtim mjekësor.

Ato janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.