Katër të mitur janë sulmuar fizikisht të martën nga tre persona në Prishtinë, e nga rrahja kanë pësuar lëndime trupore.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Viktimat kanë pasur lëndime të lehta trupore dhe iu është ofruar trajtimi mjekësor.
Rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.
“Katër të mitur meshkuj kosovarë (m/k) janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasoj e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë. Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.