Përditësim 22:45 - Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në rastin e therjes së një 23-vjeçari.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Pas intervistimit nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit të rastit, dy personat e dyshuar, E.P. (M/K) dhe N.D. (M/K), të moshës 21 vjeç, janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e ftohtë (thikë), me të cilën dyshohet se është shkaktuar lëndimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Rrethana ende të paqarta”, një 23-vjeçar i lënduar në Ferizaj dërgohet në QKUK për trajtim
Një 23-vjeçar është dërguar nga Ferizaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për lëndimet që ka pësuar të shtunën pasdite, në rrethana ende të paqarta.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “12 Qershori”.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe janë angazhuar hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Nga hetimet fillestare është konstatuar se, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur i lënduar një person, mashkull, rreth 23 vjeç. Viktima është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Veseli për KOHËN.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.