Kronikë

Rrëmbehet një person në Pejë

arrestimi ne aksion

Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar në Pejë, pasi dyshohet se kishte rrëmbyer një person.

Rasti ka ndodhur të martën, ku autoritetet policore kanë arritur t’i lokalizojnë viktimën dhe të dyshuarin, e me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet si “rrëmbim”.

“Lidhur me rastin njësitë relevante policore në bashkëveprim  kanë arritur të lokalizojnë të dyshuarin dhe viktimën mashkull dhe të njëjtit janë intervistuar ku me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Ndërsa, për rrëmbimin e një personin në Podujevë janë arrestuar dy persona. Viktima thuhet se ishte rrëmbyer nga persona të dyshuarit për shkak të një borxhi të vjetër.