Kronikë

Rrahu djalin e tij të mitur derisa ishte duke luajtur, lirohet në procedurë të rregullt babai

Rrahje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar e pastaj është liruar një burrë i cili ka rrahur djalin e tij të mitur, derisa ka qenë duke luajtur. 

Djali thuhet se ka pranuar tretman mjekësor. Rasti ka ndodhur në Obiliq, mbrëmjen e së dielës.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën - djalin e tij të mitur, derisa ishte duke lozur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.