Kronikë

Rrahje për prona në Podujevë: Pesë të lënduar, katër të arrestuar

Rrahje

Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar të hënën në Podujevë nën dyshimin për sulm fizik ndaj dy personave të tjerë për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, dy të sulmuarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. 

Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve,  por nuk është gjetur asgjë.

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.