Kronikë

Rrahje për parking në Fushë-Kosovë, njëri përfundon për spital e tjetri në arrati

Parking

Një person është arrestuar dhe ka marrë trajtim mjekësor, pas rrahjes me një tjetër në rrugën “Hajrullah Zymi” të Fushë-Kosovës të shtunën.

Sipas raportit policor, mosmarrëveshja dhe përleshja u bë rreth një parkingu.

I dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

E i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Në raportin 24-orësh të Policisë, rasti është iniciuar si “sulm”.