Kronikë

Rrahje mes disa personave te “Rrethi me Flamur” në Prishtinë

Rrahje në Prishtinë

Pamje nga rrahja që ndodhi pranë shkollës “Ali Sokoli” apo te zona që njihet si “Rrethi me Flamur”.

Disa persona janë përfshirë në një rrahje të martën në Prishtinë.

KOHA ka siguruar pamje të rrahjes, që ndodhi në mes të rrugës, pranë shkollës “Ali Sokoli” apo te zona që njihet si “Rrethi me Flamur”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, e dy persona janë shoqëruar në stacionin policor.

Policia e Kosovës ka njoftuar për KOHËN se rasti ka ndodhur rreth orës 09:30, dy persona që janë përleshur kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje te rrethi i Flamurit në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes dy persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri prej të lënduarve). Aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Policisë.

VIDEO:

Lexo edhe: