Kronikë

Rrahën një person për një borxh, pesë të dyshuarit në arrati

Policia

Foto: Ilustrim

Pesë persona janë arratisur pasi kanë rrahur një tjetër për një borxh në Gjilan. 

Policia ka njoftuar se sulmi ndaj tij ka nisur nga një mosmarrëveshje rreth një borxhi, dhe se viktima është dërguar për trajtim. 

“Viktima mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht  nga pesë persona,  ku njëri prej tyre ka përdorur një mjetë të mprehtë-thikë.  Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe  gjenden në arrati, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.