Kronikë

Raportohet se një grua u dhunua në Obiliq, i dyshuari në arrati

policia - raporti - logo policia - kronika

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një rast dhunimi është regjistruar në Obiliq më 25 shkurt. 

Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se i dyshuari gjendet në arrati. 

Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas rastit. 

“Raportohet se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.