Të paktën tre persona janë raportuar të zhdukur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.
Policia ka njoftuar se dy prej tyre janë djem nga Lipjani dhe Gjilani, ndërsa në rastin e raportuar në Ferizaj, bëhet fjalë për një vajzë të mitur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport lidhur me rastin në Lipjan.
Teksa për atë në Gjilan, i cili është raportuar gjatë mëngjesit të së dielës, Policia njofton se e ëma e viktimës ka raportuar që djali i saj me të meta mendore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Ndërkaq, e mitura në Ferizaj, thuhet se ka dalë nga shtëpia më 2 dhjetor dhe nga atëherë nuk dihet se ku është.
Që të tri rastet janë duke u hetuar.