Kronikë

Raportohet për një vjedhje në Spitalin e Gjakovës

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën është raportuar për një vjedhje në tri objekte në pronësi të Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë. 

Një punonjës ka raportuar vjedhjet në objekte që përdoren për asgjësimin e materialeve spitalore, si dhe si depo teknike. Rasti është raportuar në mëngjesin e të hënës. 

“Një punonjës i Spitalit ‘Isa Grezda’ rreth orës 09 e 30 ka raportuar një vjedhje në tri objekte në pronësi të spitalit, të cilat përdoren për asgjësimin e materialeve spitalore, si dhe si depo teknike. Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës penale ‘vjedhje e rëndë’”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.