Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën është raportuar për një person të zhdukur në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se një burrë ka raportuar se më 5 mars viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e tij.
“Prishtinë 05.03.2024-NN. Më 26.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.