Kronikë

Raportohet një vajzë e zhdukur nga 25 janari

ilustrim

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren të mërkurën. 

Në Polici është thënë se vajza ishte larguar nga shtëpia më 25 janar dhe s’dihet më për të. 

“Me 05.02.2025 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.