Kronikë

Raportohet një rast i keqtrajtimit të fëmijëve në Podujevë, një grua dërgohet në psikiatri

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e trajtuar një rast të “keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve”, që thuhet se ka ndodhur të hënën në Podujevë. 

Policia thuhet se ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me një ekip mjekësor dhe e kanë dërguar në repartin e Psikiatrisë për trajtim një grua.

“Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore si dhe ekipi mjekësor të cilët i kanë ofruar ndihmë mjekësore femrës kosovare dhe pastaj me autoambulancë e kanë dërguar në QKUK-Reparti i Psikiatrisë ku dhe është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë ngjarje dhe nuk u është përgjigjur pyetjeve të KOHËS për të.