Kronikë

Raportohet i zhdukur prej katër ditësh një person në Prishtinë

Policia e Kosovës

Një person është raportuar i zhdukur në Prishtinë që nga data 6 maj.

Ai thuhet se është larguar nga shtëpia me automjetin e tij dhe nuk është parë më.

“Më 08.05.2024 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Dyshohet se është larguar me automjet e tij me targa vendore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.