Kronikë

Raportohet e zhdukur një grua në Vushtrri

vajzë e zhdukur

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten është raportuar e zhdukur një grua në Vushtrri.

Sipas Policisë rastin e ka raportuar një burrë i cili ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia të martën e kësaj jave. 

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më 23.04.2024 rreth orës 18:15 nga shtëpia është larguar viktima femër kosovare dhe deri më tani nuk ka asnjë informatë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë. 

Rasti thuhet se është në procedurë hetimore.