Kronikë

Raportohet e zhdukur një e mitur në Prishtinës, thuhet se ka dalë nga shtëpia para një jave

vajzë e zhdukur

Foto: Ilustrim

Një e mitur është raportuar e zhdukur në Prishtinë. 

Rastin në Polici e ka paraqitur babai i saj. Sipas raportit të Policisë ajo ka dalë nga shtëpia të shtunën e kaluar dhe nuk është kthyer më. 

“Prishtinë /23.11.2024 – 16:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe se nuk kanë informacione për lokacionin e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.