Kronikë

Raportohet e zhdukur një 12-vjeçare në Pejë, shkoi në shkollë e s’u kthye më në shtëpi

vajzë e zhdukur

Foto: Ilustrim

Një vajzë 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë. Rastin në Polici e ka raportuar babai i saj. Sipas tij ajo të hënën ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi. 

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij 12-vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer”, thuhet në raportin e Policisë. 

Rasti thuhet se është duke u hetuar. 

Ndërkohë në raportin e Policisë thuhet se edhe në Prizren një burrë që vuan nga probleme të shëndetit mendor, është raportuar i zhdukur. 

”Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se axha i tij që vuan nga probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.