Kronikë

Raportohen të zhdukura dy motra në Fushë-Kosovë

zhdukje

Dy motra janë raportuar si të zhdukura në Fushë-Kosovë nga 1 janari. 

Nëna e tyre ka raportuar në Polici se të miturat janë larguar nga shtëpia dhe nuk e di ku janë.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e PK-së.