Kronikë

Raportohen të zhdukura dy gra

Policia

Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës dy gra janë raportuar të zhdukura. 

Një rast është raportuar në Prizren. “Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Ndërsa rasti tjetër është raportuar në Istog. “Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë. 

Të dy rastet thuhet se janë në procedurë hetimore.