Dy raste të dhunimit janë regjistruar të mërkurën, 23 prill.
Njëri rast ka ndodhur në Malishevë, ku viktima është dërguar më pas në ekzaminim mjekësor e i dyshuari po kërkohet nga Policia.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.
E, në Gjakovë po ashtu është iniciuar dhe po hetohet një rast dhunimi.
“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.