Kronikë

Raportohen 8 raste të dhunës në familje, në 7 prej tyre viktima gratë

Policia e Kosovës

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës. 

Në shtatë prej tyre viktima është raportuar se janë gratë. 

Në katër prej këtyre rasteve të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërkohë që në katër raste të tjera ata janë liruar në procedurë të rregullt. 

Një rast ka ndodhur në Lipjan. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. 

Në mbajtje është dërguar edhe u dyshuari për dhunë në familje në një rast që ka ndodhur në Prishtinë. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. 
Ndërkohë që në një rast tjerët të ndodhur në Prishtinë, I dyshuari për dhunë në familje është liruar në procedurë të rregullt. 

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një konflikti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, për të cilat i dyshuari kishte leje për armëmbajtje. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Në procedurë të rregullt është liruar edhe një i dyshuar për dhunë në familje që ka ndodhur në Obiliq. 
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Në procedurë të rregullt janë liruar edhe dy të dyshuar për dhunë në familje që kanë ndodhur në Pejë. 
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Në rastin tjetër që ka ndodhur në Pejë i dyshuari thuhet se ka qenë i dehur dhe i ka goditur dyert e shtëpisë. 

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, në gjendje të dehur i ka goditur dyert e shtëpisë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Një rast tjetër ka ndodhur në Rahovec, ku i dyshuari për dhunë është dërguar në mbajtje. 
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policisë. 

Ndërkohë që në një rast që ka ndodhur në Deçan një burrë ka raportuar se është një tjetër ka tentuar ta therë me thikë. 

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta godasë me një mjet të mprehtë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

LEXO EDHE: