Policia e Kosovës po e heton një rast të grabitjes së një kulete në Prizren.
Ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur ia kanë grabitur kuletën, e pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur të martën dhe është iniciuar si “grabitje”.
“Është raportuar se disa persona të panjohur i kanë grabitur portofolin ankuesit mashkull kosovar. Personat e dyshuar pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin policor.