Kronikë

Qytetari gjen dy granata në një qese të zezë, FSK-ja e KFOR-i në terren

fsk

Ilustrim

Një qytetar në Lipjan ka raportuar në Polici se ka gjetur në një qese të zezë dy granata dore. 

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it e kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjeteve. 

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se në oborrin e tij  ka gjetur një qese të zezë në të cilën ishin dy granata dore. Njësia policore ka sigluara vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë ekipi për deminim e FSK-së dhe KFOR-it që e kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjeteve pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e PK-së.