Disa qytetarë e policë kanë kërkuar tretman mjekësor pas asfiksimit që kanë pësuar si pasojë e një djegies së 15 njehsorëve të rrymës në një ndërtesë në Vushtrri.
Rasti ka ndodhur të mërkurën para mesnatës dhe është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura në një ndërtesë janë përfshi nga zjarri rreth 15 njehsorë të rrymës. Njësit policore, zjarrfikësit si dhe një njësi e KEDS-it kanë dal në vendin e ngjarjes. Për shkak të tymit disa banorë si dhe disa zyrtarë policorë kanë pësuar asfiksim dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e Policisë.