Kronikë

Punëtori rrëzohet nga ndërtesa në Lipjan, arrestohet pronari i objektit

Punëtori rrëzohet nga ndërtesa në Lipjan, arrestohet pronari i objektit

Ilustrim

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur në Lipjan mëngjesin e së martës, ku një punëtor ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar nga një ndërtesë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe inspektorët e punës për të hetuar rastin.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa pronari i objektit, një mashkull kosovar, është arrestuar si i dyshuar për dështim në garantimin e kushteve të sigurisë në punë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.