Kronikë

Punëtori gjendet pa vetëdije në Graçanicë, vdes më pas në QKUK

Policia

Foto: Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Graqanicë, ku një punëtor është gjetur pa ndjenja në vendin e tij të punës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, një mashkull kosovar, është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes. Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes për të zbardhur detajet e plota të rastit.