Kronikë

Prokuroria thotë se personi që sulmoi policinë e KFOR-in ishte i dehur

Xhaketa me embleme serbe

Është hapur rast për vepër penale “sulm ndaj personit zyrtar” ndaj personit të dyshuar për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në fshatin Miokvicë në Leposaviq. 

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka thënë se i dyshuari ishte ndaluar derisa është këndellur dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit, sipas prokurorisë.

“Personi në fjalë është ndaluar derisa është këndellur, dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt. Është hapur rast për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe është duke u hetuar në koordinim me Policinë e Kosovës”, ka njoftuar Preteni për KOHËN. 

Personi dyshohet se i ka sulmuar me shishe xhami automjetet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it në Leposaviqit, të hënën në orën 04:05.

Policia njoftoi se gjatë patrullimit të përbashkët me KFOR-in amerikan në fshatin Miokovicë, një person ka bllokuar rrugën me një veturë të tipit ‘Seat’ e më pas i ka goditur.

I dyshuari më pas ka ikur, por Policia dhe KFOR-i e kanë identifikuar shtëpinë e të dyshuarit dhe e kanë arrestuar. Gjatë kontrollit të shtëpisë të dyshuarit i është gjetur një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.

“Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuar shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen. Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe. Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin policor.

Lexo përditësimet tjera
Veriu i Kosovës

Sulmohen Policia e KFOR-i në Leposaviq, të dyshuarit iu gjet një xhaketë me emblemë serbe

Një person i ka sulmuar me shishe xhami automjetet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe të...