Kronikë

Prokuroria Speciale ngreh aktakuzë ndaj dy personave për përgatitje të një vrasjeje

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngrehur aktakuzë ndaj dy të pandehurve, A.L. dhe B.B. për përgatitje të veprës penale “Vrasje e Rëndë”.

Sipas aktakuzës për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “përgatitje e veprës penale Vrasje e Rëndë, sipas nenit 173 par 1 nen par. 1.6 lidhur me nen par. 1.13 lidhur me nenin 27 par 2 lidhur me 1, në formë të bashkëpunimit marrëveshja për të kryer vepër penale nga neni 35 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Po ashtu sipas aktakuzës për ta ekziston dyshimi i bazuar mirë, se kanë kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokurori ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurit t’i shpallë fajtor, duke i dënuar sipas ligjit.