Kronikë

Prishtinë, shtetasja e huaj raporton se nën kërcënimin e thikës iu grabitën paratë

Grabitje

Foto: Ilustrim

Një shtetase e huaj ka raportuar në Polici të Kosovës, se nën kërcënimin e thikës, një person ia ka grabitur paratë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. 

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa Policia ka njoftuar se rasti po hetohet. 

“Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë / 04.01.2025 – 20:30. Ankuesja femër shtetase e huaj ka informuar se një person i pa njohur nën kërcënim të thikës ia ka grabitur paratë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.