Kronikë

Prishtinë, punonjësja e një marketi raporton se nën kërcënim të thikës iu grabitën paratë

Policia

Foto: Ilustrim

Një punonjëse e një marketi në Prishtinë ka raportuar se dy persona duke e kanosur me thikë ia kanë grabitur një shumë të parave nga arka e marketit. 

Policia ka thënë se po e heton rastin që ndodhi në mbrëmjen e të shtunës në rrugën “Mujë Krasniqi”. 

“Rr. Mujë Krasniqi, Prishtinë/16.11.2024-22:10. Derisa ankuesja f/k ishte duke punuar në një market, dy të dyshuar duke e kanosur atë me një mjet të mprehtë (thikë), nga arka e marketit ia kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, ka njoftuar Policia.