Kronikë

Policia ua merr patentë shoferët dy të rinjve që po bënin gara

Patent shofer - policia

Policia në Ferizaj ka dënuar dy shoferë që po bënin gara të shpejtësisë të premten. 

Rreth orës 21:00 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, Policia ka ndaluar 23-vjeçarin B.O. dhe A.R. 20 vjeç, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 12 muaj.

“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë  shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.