Kronikë

Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vrasje në tentativë në Prizren

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një të dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë në Prizren. 

I dyshuari është Veton Hoxha i lindur me datë 6.08.1992 në Prizren, me banim në Prizren.

“Sektori rajonal i hetimeve i drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën ‘Vrasje e rënd e mbetur në tentative’, konkretisht me datën 29.01.2025, rreth orës 02:00, në rrugën ‘Transiti i ri’ në Prizren ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave , në atë rast janë shkrepure edhe armët, dy persona kanë pësuar lëndime, tre armë pistoleta janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.  

Lidhur me këtë janë identifikuar dhe janë arrestuar të gjithë të përfshirët në këtë rast përveç Hoxhës. 

“Andaj me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr  Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografisë së dyshuarit  në mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet   bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftim.