Kronikë

Policia shpall në kërkim një të dyshuar për vjedhje të rëndë

Lirim Kurtaj

Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim, me qëllim të lokalizimit dhe rrjedhimisht arrestimit të një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. 

Personi i kërkuar është Lirim (Zymer) Kurtaj i lindur më 13 maj të vitit 1998 nё Trestenik-Pejё.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.