Kronikë

Policia shpall në kërkim një person për “rrëmbim”

Adnan Cani, i kërkuar nga Policia e Kosovës

Adnan Cani, i kërkuar nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të cilin e ka shpallur në kërkim dhe për lokalizimin e të cilit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Adnan Cani, siç ka njoftuar Policia, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, kërkohet nën dyshimin për veprën penale “Rrëmbim”.

Ai është nga fshati Llashticë i Komunës së Gjilanit. 

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.