Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim një grua, të cilës ia ka publikuar fotografinë por nuk ka treguar se për çfarë dyshohet.
“Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor Qendra në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarës së shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë thirrje që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e saj të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportojë në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë.