Kronikë

Policia shpall në kërkim 3 shtetas të Shqipërisë, dyshohen për kultivim e shitje të narkotikëve

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se me autorizim nga organet e drejtësisë ka shpallur në kërkim tre shtetas të Shqipërisë. 

Ata kërkohen nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Të dyshuarit janë Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan, Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë dhe Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh. 

Qytetarët luten që nëse kanë informata për këtë perona ta lajmërojnë Policinë.