Policia e Kosovës ka publikuar identitetin dhe fotografinë e personit të dyshuar për vrasjen që ndodhi të premten në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë.
Valdrin Salihu kërkohet si i dyshuar për veprën penale “Vrasje”.
Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të lajmërojë autoritetet.
Të premten në Mitrovicë u vra një 45-vjeçar.