Kronikë

Policia po i heton dy vdekje që ndodhën në 24 orët e fundit

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Policia e Kosovës po i heton dy raste të vdekjes që janë raportuar në 24 orët e fundit.

Në Gjakovë është gjetur pa shenja jete një grua, e vdekja e saj është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjeku.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Ndërsa, në Viti është gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë një person.

Ekipet policore dhe emergjenca kanë dalë në vendngjarje, e mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.

Trupi është dërguar në obduksion.