Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për një të dyshuar.
Personi i dyshuar është: Fisnik (Muharrem) Qenaj, i lindur me 22.03.2003, banues në fshatin Romajë-Prizren, thuhet në kërkesën e Policisë ku është bashkëngjitur edhe fotografia e të kërkuarit.
I dyshuari po kërkohet për lëndim të rëndë trupor, rast i iniciuar në Stacionin Policor në Gjakovë.
PK-ja ka thënë se ka bërë shumë përpjekje për ta gjetur, por i dyshuari është ende në arrati.
“Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës: kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor”, njoftoi PK.
