Kronikë

Policia po e heton vdekjen e një personi në Zubin-Potok

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës po e heton një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur më 1 prill në Zubin-Potok.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar një burrë për trajtim mjekësor nga familjarët, derisa ka humbur jetë në spital.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion (IML), derisa rasti u iniciua si “vdekje e dyshimtë”.

“Në gjendje të rëndë shëndetësore është sjellë për trajtim mjekësorë nga familjarët e tij viktima mashkull kosovar, i cili në spitalin ku ishte duke marr tretman mjekësor ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor.