Kronikë

Policia po e heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

policia - raporti - logo policia - kronika

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës po e heton një rast “hetim i vdekjes” në Suharekë, pasi një grua është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Rasti ka ndodhur të martën, ku njësitet policore dhe ekipi kanë dalë në  vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Lidhur me rastin njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe viktima femër kosovare pasi është dërguar në spitalin rajonal në Prizren është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.