Ajo thuhet se fillimisht ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin rajonal në Mitrovicë, dhe pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku thuhet se ka vdekur.
“Lidhur me rastin viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku dhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.