Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri në Leshak, të Leposaviqit.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se ai është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij, ku jetonte i vetëm.
“Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.