Kronikë

Policia nis hetimet për zhdukjen e një djali në Gjilan

persona të zhdukur

Një rast i zhdukjes është raportuar të premten në qytetin e Gjilanit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një qytetar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia në rrugën “Reshat Ymeri” dhe që atëherë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Familjarët janë të shqetësuar dhe kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e të riut.