Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Gjilanit të hënën, ku vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor
Policia e Kosovës po e heton rastin, e me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.
Rasti u iniciua si “hetim i vdekjes”.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell në emergjencë pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në njoftimin policor.