Kronikë

Policia nis hetimet, dyshohet se një pacient s’u trajtua si duhet në Spitalin e Gjakovës

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka nisur hetim në Gjakovë, pasi një grua u ankua se bashkëshorti i saj nuk është trajtuar si duhet në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Në raportin policor thuhet se burri është me probleme mendore dhe është hospitalizuar prej disa ditësh.

Autoritetet po e hetojnë rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se është intervistuar një person nga stafi mjekësor.

“Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 18.11.2024-07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj - me probleme mendore, i cili prej disa ditësh  ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal Prizren,  nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.