Kronikë

Policia në Prishtinë forcon masat për parandalimin e zjarrvënieve

Policia e Rajonit të Prishtinës

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se janë intensifikuar përpjekjet për parandalimin e zjarrvënieve në zona fushore dhe malore, duke zhvilluar takime me institucionet kompetente dhe komunitetin. 

Përveç takimeve, thuhet se po organizohen aktivitete informuese, ku përmes shpërndarjes së fletëpalosjeve synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve.

“Aktivitetet po zhvillohen në të gjitha zonat e rajonit të Prishtinës dhe deri tani nuk është raportuar asnjë rast të zjarrvënies. Duke falënderuar komunitetin për bashkëpunimin e vazhdueshëm, apelojmë që të raportohet çdo incident zjarri në numrat emergjentë”, thuhet në njoftim.