Kronikë

Policia në kërkim të një personi, publikon fotografi të tij me qëllim identifikimi

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës po e kërkon një person të dyshuar për veprën penale lëshim i çeqeve pa mbulesë.

Autoritetet publikuan të martën një fotografi të të dyshuarit, me qëllim që të identifikohet.

Policia tha se kushdo që ka informacione mbi vendndodhjen e tij, t'i kontaktojnë autoritetet në numrin e telefonit apo në email.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën lëshim i çeqeve pa mbulesë”, thuhet në njoftimin policor.